Nicole Scherzinger me nervozitet ka hedhur poshtë spekulimet e fundit që thoshin se ajo është në lidhje me partnerin e saj të spektaklit “Dancing With The Stars”, duke thënë se ajo është plotësisht e dashuruar dhe e përkushtuar në të dashurin e saj Lewis Hamilton.

Ylli i grupit “Pussycat Dolls” është në ekip me Derek Hough në garën televizive të talentëve, pasojë e së cilës kanë qenë spekulimet e mëdha në drejtim të dyshes.

Scherzinger mohon çdo lidhje me kolegun dhe thotë se ajo është e përkushtuar ndaj të dashurit të saj, pilotit të Formula 1, Hamilton.

Kam lexuar në internet dhe kam parë spekulimet më të çmendura…Derek është sikurse vëllai im i vogël. Të gjithë e dinë se sa jam e dashuruar në Lewis Hamiltonin”, ka thënë Scherzinger.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here