Duket se bukuroshja Nicole Scherzinger, sikurse edhe shumë kolege të saj të famshme, kanë pasur probleme me mbajtjen e vijës së trupit.

Në të vërtetë, këngëtarja ka vuajtur nga bulimia, por siç thotë ajo, i dashuri i saj Lewis Hamilton, i ka ndihmuar të zgjidh këtë problem. “Lewis më ka dhënë mbështetje kundër kësaj sëmundjeje.

Shkaku i tij jam ndjerë e bukur, pa marrë parasysh madhësinë e pantallonave që kam bartur. Pas kësaj jam munduar ta pranoj vetveten dhe trupin tim”, ka rrëfyer Nicole.

Pastaj ka shtuar se me këtë sëmundje ka luftuar çdo ditë dhe se e shkatërronte sa herë që mbetej vetëm. “Ishte një lloj varësie, sikur që ishte varësi edhe vetëlëndimi. Sa herë që jam kthyer në dhomë pas koncertit, bëja gjithçka”, ka rrëfyer ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here