Nicole Scherzinger ka pranuar se lidhja larg prej të dashurit të saj Lewis Hamilton është e vështirë dhe se nuk do t’ia preferonte askujt këtë eksperiencë.

Krijuesja e hitit “Don’t Hold Your Breath” e cila është në lidhje me ngasësin e Formula 1, Lewis Hamilton, po e ka të vështirë ta mbajë lidhjen në distancë të largët me njeriun që ajo e do. Madje ka raste kur ata nuk shihen me muaj të tërë.

“Më shumë se një muaj është paksa gjatë. Unë nuk i preferoj askujt një lidhje të tillë”, theksoi Scherzinger.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here