Nicole Kidman ka shitur një nga shtëpitë e saj në Manhattan për 16 milionë dollarë. Aktorja 45-vjeçare ka vendosur të braktisë rezidencen që e ka pasur në pronësi prej nëntë vitesh sepse po i bllokohej pamja, sipas ‘The Real Deal’.

Rezidenca ka tre dhoma gjumi e tre tualete dhe gjendet në katin e dymbëdhjetë të një godine, ku kanë shtëpitë e tyre edhe Hugh Jackman dhe Calvin Klein.

Në dy vitet e fundit Kidman e kishte dhënë me qira banesën për 45 mijë dollarë në muaj.

Mendohet se fituesja e një çmimi Oscar ka vendosur ta shesë pasi është bezdisur nga ndërtesat e larta që po ndërtohen përballë godinës ku kishte shtëpinë dhe që i bllokonin pamjen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here