Aktorja Nicole Kidman nuk shqetësohet për urinimin mbi kolegun e saj të “The Paperboy”, Zac Efron, për filmin, sepse veprimin e sheh si një akt dashurie.

Fituesja e “Oskarit”, e cila luan Charlotte, femrën e cila i pëlqen Efron, edhe pse shumë më e vjetër, është kërkuar të urinojë në këmbën e të riut për të zbutur dhimbjen e tij pasi që karakteri i tij është prekur nga një meduzë në plazh.

Regjisori Lee Daniles ka kërkuar nga Kidman që ta bëjë këtë gjëme të vërtetë gjatë xhirimit të skenës, dhe aktorja insiston që nuk ka pasur problem me kërkesën e çuditshme.

Ajo tha për revistën “V” të Amerikës: “Urinimi, nuk mendoj që ishte i çuditshëm, sepse isha në karakterin tim. Kjo ishte për meduzën. Ndërsa, për mua kjo fliste shumë për Charlotten. E para, ajo po e mbronte.

E dyta, ajo është shumë e fuqishme dhe askush tjetër nuk do të urinojë më në këtë djalë.

E gjithë kjo kishte shumë kuptim për mua. Vetëm e kam bërë dhe nuk e kam menduar shumë.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here