Nicole Kidman ka deklaruar se për të nuk është aspak problem nëse është e nevojshme që të zhvishet gjatë xhirimeve.

Skena më e njohur ku e kemi parë të zhveshur fituesen e Oskarit është padyshim ajo në filmin “Eyes Wide Shut” (1999), ku luan krahas ish-burrit të saj Tom Cruise.

Ndërkaq, tani Kidman është shfaqur në krahët e aktorit Clive Owen në filmin e HBO-së, “Hemingway & Gellhorn”, i cili flet mbi lidhjen dhe raportet seksuale të Martha Gellhorn dhe Ernest Hemingway.

Ndryshe, dy aktorët zbukurojnë ballinën e revistës W për muajin maj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here