Nicole Kidman : Në zemër jam fshatareAktorja e bukur, Nicole Kidman, e ka zbuluar për mediet amerikane se është një vajzë që e ka në zemër fshatin.

“Në shpirt jam fshatare. E dua natyrën dhe dëshiroj të jetoj një jetë të thjeshtë dhe të qetë. Më pëlqen të kem fqinj dhe jo të jetoj në një qytet të madh ku nuk e njihni askënd. Kështu jam rritur dhe më pëlqen kjo jetë”, tha Nicole, transmeton “Zëri”.

Ndoshta në këtë mendim ka pasur ndikim edhe burri i saj, muzikanti Keith Urban, me të cilin ka dy vajza, Sunday Rose dhe Faith.

Nicole është gjithmonë maksimalisht e përkushtuar ndaj familjes dhe tani edhe pse jeton në Nashville, vazhdimisht shkon në shtëpi në Australi për të vizituar prindërit e saj. Nicole u rrit në Sydney, kurse ka lindur në Havai.

“Kur isha e vogël, kam gënjyer fëmijët në shkollë se kam lindur në plazhin e Vaikiki-it, por faktikisht kam lindur në një spital në Havai. Mendova se ishte shumë ekzotike dhe ata me besuan”, tha Nicole.

Nicole është e njohur për zgjedhjen e roleve dhe përpiqet që të jetë gjithmonë e ndryshme. Ajo argumenton se këto zgjedhje të guximshme shpesh e frikësojnë shumë, por në fund ia vlejnë, sepse janë çelësi për një person që të bëhet një aktor i madh./zeri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here