Nicole Kidman me një libër autobiografikAjo është një aktore me një karrierë që shtrihet në 30 vite. Nicole Kidman, 49 vjeçare, flitet se do të shkruajë një autobiografi për jetën e saj private, për të cilën ajo vetë nuk ka folur shumë shkruan GazetaBlic.

Sipas Woman’s Day, aktorja e filmit “ Lion” mund të fitojë mbi 11 milionë dollarë nga libri.

Fansat e saj mund të jenë më shumë të interesuar të mësojnë rreth divorcit të Nicole me Tom Cruise në 2001. “ Ende tani, Nicole është e shqetësuar se si gjërat shkuan në një fund të tillë. Por ajo ka punuar përmes terapisë dhe prandaj shpreson që rrëfimi i kësaj pjese të historisë do të jetë edhe shërimi” ka thënë një burim për Woman`s Day.

Më herët, Nicole e ka mbajtur sekret eksperiencën e saj me Church of Scientolgy kur ka thënë për E- Neës : “Kam zgjedhur të mos flasë publikisht për Scientology. Kam dy fëmijë që gjithashtu janë pjesë e saj, Connor dhe Isabella, dhe respektoj besmin e tyre”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here