Nicole Kidman kujton me nostalgji vizitën në KosovëAktorja e njohur, Nicole Kidman nuk e ka harruar Kosovës, ajo më anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka kujtuar më nostalgji kohën kur ishte në Kosovë, shkruan IndeksOnline

Ja ky është postimi i plotë i saj.

“Kur u bëra ambasadore e vullnetit të mirë e Kombeve të Bashkuara dhjetë vjet më parë, atje ku takova gra dhe vajza të cilat i kishin mbijetuar dhunës”, ka shkruar Kidman.

“Kjo qe hera e parë që e kuptova se puna e Fondit të Mirëbesimit të OKB-së po ia vlente”.

“E pashë nga dora e parë se janë bërë ndryshime në jetën e grave dhe vajzave. Ato gjetën strehë për veten dhe fëmijët e tyre. Ato pranuan këshilla për të tejkaluar traumën e përdhunimit që kishin pësuar gjatë luftës dhe rrënimit në Ballkan”, ka pohuar Kidman.

Nicole Kidman kujton me nostalgji vizitën në Kosovë

Kidman ka thënë se ato kishin marrë mbështetjen për të bërë jetën në mënyrën e vetë.

“Ishte një përvojë në ndryshimin e jetesës për mua dhe që më ka inspiruar tej mase.“Në ‘Giving Tuesday’ të sigurohemi se gratë se vajzat mund të përfitojnë nga puna e madhe në bamirësi”, ka përfunduar Kidman./IndeksOnline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here