Aktorja Nicole Kidman ka kujtuar përmes një postimi në “Facebook”, kohën kur ajo ishte në Kosovë para disa vitesh.

“Kur u bëra ambasadore e vullnetit të mirë e Kombeve të Bashkuara dhjetë vjet më parë, atje ku takova gra dhe vajza të cilat i kishin mbijetuar dhunës”, ka shkruar Kidman.

“Kjo qe hera e parë që e kuptova se puna e Fondit të Mirëbesimit të OKB-së po ia vlente”.

“E pashë nga dora e parë se janë bërë ndryshime në jetën e grave dhe vajzave. Ato gjetën strehë për veten dhe fëmijët e tyre. Ato pranuan këshilla për të tejkaluar traumën e përdhunimit që kishin pësuar gjatë luftës dhe rrënimit në Ballkan”, ka pohuar Kidman.

Kidman ka thënë se ato kishin marrë mbështetjen për të bërë jetën në mënyrën e vet.

“Ishte një përvojë në ndryshimin e jetesës për mua dhe që më ka inspiruar tej mase.“Në ‘Giving Tuesday’ të sigurohemi se gratë e vajzat mund të përfitojnë nga puna e madhe në bamirësi”, ka përfunduar Kidman.8 9

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here