Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy është gjendur sërish në shënjestër të kritikave të opinionit. Siç njofton shtypi nga Parisi, thuhet se ka shpenzuar rreth 40.000 euro nga paratë e taksapaguesve në mënyrë që djali i tij i sëmurë të kthehej me një aeroplan luksoz nga Ukraina, citon sot AFP.

Djali i Sarkozy, Pierre, 26 vjec, i cili punon si DJ, ishte sëmurë pak para se të paraqitej në një klub nate në Odesa, pranë Detit të Zi me 24 janar.

Pierre u ankua për probleme në bark, u dërgua në spital dhe u konstatua se ishte helmuar me ushqim.

Menjëherë pas kësaj Nicolas Sarkozy ka dërguar avion presidencial në Odesa për t’a kthyer djalin në shtëpi.

Sarkozy ka insistuar se kishte paguar 7.632 euro shpenzime shërimi për djalin, por shfrytëzimi i aeroplanit ështe realizuar me mjete të taksapaguesve, akuzojnë mediat franceze.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here