Ne rolet e tij i ka mundur praktikisht të gjithë, falë planeve dhe projekteve nga më të ndryshmet.
Por Nicolas Cage e ka punën pisk me taksat, armiqtë e tij me te mëdhenj.
Sipas revistës “People”, aktori i detyrohet qeverise amerikane rreth 6 milionë dollarë taksa te papaguara prej vitit 2007, ndaj ne rrezik janë vënë pasuritë e tij te patundshme.
Qe prej qershorit, heroi i ekranit te madh ka nisur me likuidimet, duke shitur kështjellën ne Gjermani, ndërsa ka vene ne shitje shtëpitë ne Bel Air, Las Vegas dhe New Orleans.