Ish-truproja pohon se aktori Nicolas Cage e ka punësuar dhe pa asnjë arsye e ka larguar, pasi që ka punuar për pak kohë me të. Ai pohon madje se Cage nuk ia ka dhënë pagën.

“Më ka përulur. Ai më punësoi dhe më largoi pa asnjë arsye pas dy javësh”, shkruante në padinë që e ka ngritur kundër aktorit, Richard Brun.

Ish-truproja i cili ka punuar për aktorin hollivudian, 48-vjeçarin Nicolas Cage, pohon se ylli nuk ia ka dhënë pagën. Në gjykatë nga aktori po kërkon një dëmshpërblim prej rreth 125 mijë dollarësh.

Kjo nuk është hera e parë që ylli i filmit “Lord of War” ka probleme me pagesat dhe duket se me vështirësi e fut dorën në xhep, pasi që përveçse ka harruar që t’i paguajë taksat dhe t’ia japë ‘pagën ish-truprojës’, ai së fundi rregullisht ka marrë DVD nga video-klubi, por ka harruar t’i kthejë, gjegjësisht t’i paguajë.

Kur pronarëve të video-klubit u ‘erdhi në maje të hundës’ kjo sjellje e aktorit, në faqen e tyre në “Facebook” njoftuan se Cage u ka borxh atyre 225 dollarë për të gjitha DVD-të që ai i kishte marrë dhe nuk i kishte kthyer më.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here