Motrat Hilton kanë shkëlqyer mbrëmë në festivalin e madh muzikor të “Coachella Valley” në Kaliforni.

Paris-in jemi mësuar ta shohim thuajse cdo ditë në faqet e para të revistave dhe gazetave të botës, por ajo që ka rënë në sy mbrëmë ka qenë motra e saj Nicky e cila është po aq e bukur sa Parisi dhe me sensuale.

Ajo ishte e veshur me një fustan me ngjyra të tigrit dhe sytë e saj bojë qielli i kanë lënë pa frymë të pranishmit dhe të gjithë ata që kanë parë fotot gjatë ditës së sotme.

Festivali më i madh muzikor “Coachella Valley” në Kaliforni kishte tubuar emrat më të njohur të muzikës, filmit, show biz-it.

Është pirë birë dhe pije alkoolike deri në mëngjes, ndërsa disa vajza nuk kanë mundur të mos zhvishen dhe të japin mesazhet që kishin për botën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here