Nicki Minaj seksi në fotosesionin e funditKëngëtarja me famë botërore, Nicki Minaj ka shkëlqyer në fotografitë e realizuara për ballinën e revistës “Nylon”.

33-vjeçarja ka shfaqur sërish linjat për numrin e muajit prill të revistës, për të cilën ka shpjeguar se nuk është fejuar akoma me Meek Mill, pavarësisht raportimeve të mëhershme në mediat botërore.

Lajmet për fejesën e tyre kishin nisur në fund të vitit të kaluar pasi këngëtarja shfaqi një unazë me një diamant të madh, por krijuesja e hitit “All Eyes On You” thotë se kjo unazë nuk tregon se është fejuar.

Nicki Minaj seksi në fotosesionin e fundit

“Nuk jam fejuar akoma…Ai më ka thënë se unaza e tretë do të jetë e fejesës. ‘Por nganjëherë më quan ‘e fejuara ime’ dhe përherë mundohem ta ndali duke i thënë ‘Jo! Nuk e kam akoma unazën e tretë’”, ka thënë ajo për revistën prestigjioze duke shtuar se mezi pret të bëhet nënë.

Revista me fotografitë “e nxehta” të këngëtares publikohet më 29 mars.

Nicki Minaj seksi në fotosesionin e fundit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here