Nicki Minaj mendon se lodra Barbie është shembull i mirë për vajzat e reja, sepse kukulla ka disa angazhime dhe kjo ka ndikim pozitiv.

Reperja e jashtëzakonshme amerikane thotë se kukulla shpeshherë e kritikuar për ndikimin ndoshta negativ mbi vajzat e reja, në fakt ka ndikim krejtësisht pozitiv, varësisht nga perceptimi.

“Unë ndjej se Barbie është e mrekullueshme sepse nuk fokusohet vetëm në bukuri – keni Barbika që punojnë dhe që bëjnë disa punë të ndryshme. Dhe ato vijnë në forma të ndryshme, me stile të ndryshme të flokëve, kjo më pëlqen”, potencoi Nicki

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here