Nick JonasYlli i muzikës pop, Nick Jonas, dëshiron të jetë njeriu kryesor i Amerikës, ai ka shfrytëzuar një konferencë shtypi për vetëdijesimin nga diabeti, për të shprehur ambicien e tij për President të SHBA-ve.

16-vjeçari ka folur para publikut në National Press Club në Washington, D.C. gjatë të hënës në përpjekje për të rritur vetëdijesimin për sëmundjen, nga e cila ai vuan që nga viti 2005.

Dhe ylli, i cili më herët është takuar me presidentin, Barack Obama për të ngritur zërin e tij rreth fondeve për kërkimet mbi diabetin, është inspiruar edhe më shumë nga ky rast.

“Gjithmonë kam ëndërruar të bëhem president një ditë. Sa më shumë që bëj shaka me këtë dhe e them për të qeshur, kjo bëhet disi më serioze. Nuk e di nëse do të ndodhë”, ka thënë Nick Jonas.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here