Nick Cannon është i emocionuar dhe në gjendje gatishmërie ndaj bashkëshortes së tij, Mariah Carey, e cila është në pritje të lindjes së binjakëve të saj.

Prezantuesi i “America’s Got Talent” dhe këngëtarja do të bëhen shumë shpejtë prindër të binjakëve, një djalë dhe një vajzë, ndërsa Nick është shumë i impresionuar me sakrificat që po bën Mariah.

“Unë jam i emocionuar nga bashkëshortja ime. Ajo është më e bukura, ajo është njeriu më i fortë që kam takuar. Duke parë atë të kalojë nëpër këtë periudhë të vështirë, sakrifica që ajo po bën për fëmijët e saj, është vërtet gjëja më e bukur që kam parë ndonjëherë”, ka thënë Cannon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here