Kjo ngjyrë mëshiron kualitete më të buta se e kuqja, simbolizon dashurinë pa pasion. Femrat të cilat e duan ngjyrën rozë janë shpesh tipa amësore.

Ngjyra rozë paraqet dëshirën për mbrojtje, trajtim të veçantë dhe jetë të mbrojtur. Adhuruesit e ngjyrës rozë kërkojnë dashuri dhe dëshirojnë të ndihen të dashur dhe të sigurt, ndoshta dëshirojnë të tregohen madje edhe të brishtë. Janë sharmantë dhe të butë.

Ngjyra rozë është ngjyrë pozitive e inspiruar me ndjenja të ngrohta dhe ngushëlluese, që gjithçka do të jetë në rregull. Ngjyra rozë paraqet dashurinë e pakushtëzuar dhe romantike, dhembshurinë dhe mirëkuptimin, kujdesin, romantikën, ngrohtësinë, shpresën, energjinë femërore dhe intuitive.

Adhuruesit e ngjyrës rozë mund të jenë tepër emocionalë dhe tepër të kujdesshëm, apo të kenë pritje joreale, mungesë të vullnetit, dhe ndonjëherë edhe mungese të vetëbesimit. Njerëzit të cilët gjithnjë vishen me ngjyrë rozë mund të tregojnë nevojën për ndihmë dhe dashuri pa kushte, respekt dhe admirim. Ata nuk dëshirojnë që t’i marrin si të mirëqenë.

Në psikologji, ngjyra rozë është shenjë e shpresës. Kjo është ngjyrë pozitive e inspiruar me ndjenjat e ngrohta dhe ngushëlluese, sikur dëshiron të thotë që çdo gjë do të jetë në rregull. Qetëson, zbut ndjenjën e zemërimit, agresionit, hidhërimit, braktisjes dhe mospërfilljes.

Hulumtimet kanë konfirmuar që ekspozimi ndaj sasive të mëdha të ngjyrës rozë mund të ketë edhe efekte qetësuese në nerva. Të burgosurve të dhunshëm dhe agresivë në mënyrë të suksesshme u janë ulur tensionet pas qëndrimit në dhomën ngjyrë rozë. Mirëpo, ekspozimi tepër i gjatë, mund të ketë efekt të kundërt.

Ngjyra rozë paraqet ëmbëlsinë dhe pafajësinë fëmijërore tek të gjithë ne. Kjo është ngjyrë e emocioneve të pakomplikuara, të papërvojës dhe naivitetit. Përdorimi konstant dhe ekskluziv i ngjyrës rozë shpesh mund të sjellë deri te ajo që njerëzit t’ju konsiderojnë person të papjekur dhe të papërgjegjshëm.

Ngjyra rozë në konotacion negativ, mund të paraqesë mungesë të vullnetit, vetëbesimit dhe ndjenjës së vlerave. Duke kombinuar ngjyrën rozë me ngjyra më të mbyllëta siç është ngjyra e kaltër e mbylltë, e gjelbër e mbylltë, e zeza dhe e përhimëta, mund të shtoni forcë dhe sofisitikim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here