Aktori turk Burak Ozçivit është padyshim i preferuari shumë vajzave dhe falë talentit dhe pamjes së tij tërheqëse ka bërë shumë famë edhe jashtë kufijve të Turqisë.

33-vjeçari u bë i njohur nga roli i “Bali Beut” në serialin “Sulltani i madhërishëm” ndërsa kulmi i karrierës së tij ishte me serialin “Dashuri e errët” ku luante rolin e “Kemalit”.

Ndonëse është i martuar, vajzat çmenden pas Burakut, por me siguri do të gëzoheni kur t’ju themi se aktori ka një sozi identike. Burak Khan quhet djali që i ngjan jashtëzakonisht shumë Burakut, sikur të ishin binjakë. Të dy kanë të njëjtin emër dhe jetojnë në Turqi. Burak Khan është bërë i njohur pikërisht nga ngjashmëria me aktorin dhe në fotot e tij në komente të gjithë ja vënë në dukje. Më poshtë mund të shihni disa foto të Burak Khan.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here