Larissa Riquelme, zeshkania me trup jashtëzakonisht seksi, kishte ditur që me format e saj të trupit, sidomos me gjinjtë, të tërheqë vëmendjen e medieve botërore gjatë kampionatit botëror në futboll në vitin 2010 i mbajtur në Afrikën e Jugut dhe ajo ishte bërë njëra nga figurat qendrore të kësaj ngjarjeje sportive, ndërsa tani famën që e ka fituar ka vendosur ta shfrytëzojë për qëllime të tjera, duke deklaruar se vitin e ardhshëm ajo planifikon që t’i futet skenës së politikës.

Ekspozimi i dekoltesë së saj jo vetëm në ngjarje sportive por edhe në karnavale të ndryshme në Amerikën latine, i kishin sjellë asaj kontrata të majme modelimi dhe kishte pozuar plotësisht lakuriqe për shumë revista për meshkuj, por tani këtë imazh paksa të ndytë, dëshiron ta përmirësojë në atë mënyrë që do të bëhet politikane.

Pa marrë parasysh se çfarë do të thotë kjo, nuk duhet dyshuar se së paku në fillim të karrierës së saj të re, ajo do të ketë sukses.

E bukur, e famshme dhe tejet ambicioze, ajo shumë lehtë mund të marrë besimin e bashkëkombësve të saj, por më pas ajo duhet edhe të dëshmojë se përveç që di të zhvesh rrobat e saj dhe të pozojë në mënyrë provokuese, është e zonja edhe për të rregulluar çështjet politike në vendin e saj.

Dhe nëse ajo rastësisht nuk ia del që të depërtojë në politikë, karrierën si një modele erotike e ka të siguruar, pasi ofertat i vijnë pandërprerë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here