Gjatë një udhëtimi me aeroplan drejt Zelandës së Re, i cili ka zgjatur 12 orë, pasagjerët kanë kërkuar nga Justin Bieber që të mos shajë – raporton TMZ.

Sipas njoftimit, këngëtari dhe shoqëruesit e tij kanë qenë shumë të zëshëm dhe kanë përdorur fjalë të ndyta, gjë që i ka bërë pasagjerët të reagojnë.

Një grua që ka udhëtuar me dy fëmijë ka kërkuar nga Bieber që të mos shajë dhe të mos përdorë fjalë të tilla gjatë fluturimit, sepse është sjellje e vrazhdë.

Më tej, thuhet se këngëtari është ndier keq dhe ka kërkuar falje për veprimet e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here