Edhe pse ka pritur pesë dekada për të parë videoklipin e kryehitit “Baresha”, bilbili i Kosovës nuk ka lejuar më shumë se dy muaj transmetimin e tij.

Këngëtarja Nexhmije Pagarusha ka “trokitur” në dyer të televizioneve kosovare për të kërkuar që të mos lansohet videoklipi që për herë të parë u pa në ditën e dhjetë të janarit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Videoklipi i këngës “Baresha” është realizuar nga “Kooperativa”, me iniciativë të Muzeut të Kosovës dhe është përkrahur nga Ministria e Kulturës.

“Kam shkuar në televizione dhe kam kërkuar që të mos transmetohet dhe kanë pasur mirëkuptim”, ka thënë Pagarusha, pa pranuar të zbulojë arsyet e kësaj kërkese. “Arsyet nuk mund t’i jap tani”, është përgjigjur shkurt ajo.

Yll Çitakun, regjisorin e videoklipit “Baresha”, ky lajm e ka zënë në befasi.

Skenari dhe regjia e videoklipit janë bërë nga Yll Çitaku dhe Arian Rexhepi. Gjithashtu ka qenë një ekip i gjerë artistësh të angazhuar në projekt, siç janë Trupa e Baletit e Kosovës, Krenare Rugova, Rudina Xhaferi, e shumë të tjerë. Xhirimet, të cilat kanë zgjatur rreth dy muaj, janë realizuar në Bjeshkët e Nemuna,në Prizren dhe në Lipjan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here