Në praninë e yjeve më të famshëm hollivudian, dy aktorët e filmit Robert Pattinson dhe Kristin Stjuart që luajnë rolet kryesore u zgjodhën aktori dhe aktorja më e mirë në kategorinë e meshkujve dhe femrave. Pattinson po ashtu u emërua si superstar global.

Një surprizë iu bë edhe fansëve. U shfaqën disa pjesë të vazhdimit të filmit “New moon” që quhet “Eclipse” dhe pritet të dalë në fund të muajit qershor.

Ndërkohë, aty u nda edhe çmimi për arritje në karrierë. Ai i takoi aktores, Sandra Bullok. E kjo e fundit bashkë me aktorin Tom Cruise u dhanë të rinjve disa mësime për botën e showbiz-it.

Ky manifestim mbahet tre muaj pas ndarjes së çmimeve oskar dhe u ofron mundësi yjeve hollivudiane të jenë në qendër të vëmendjes para publikut dhe mediave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here