Komediani dhe aktori Jimmy Fallon ishte i pari që shkeli në qilimin e kuq për ceremoninë vjetore të çmimeve Emmy në Los Angeles.

Fallon do të drejtojë këtë ceremoni, e cila nderon aktorët më të mirë të televizionit në Amerikë.
“Çmimet Emmy janë një ngjarrje e rëndësishme,” tha Fallon.

Është një ngjarrje aq e rëndësishme sa ngandonjëherë të duket si çmënduri. Ne sapo hapëm karpetin e kuq, por këtu fillon kjo ngjarrje e madhe. Do të jetë një ceremoni madhështore me pjesëmarrjen e qindra aktorëve më të preferuar të televizionit.

Tani më kanë filluar emocionet”.
Megjithë pyetjet e shumta për të dhënë ndonjë hollësi rreth ceremonisë, Fallon e mbajti gojën të kyçur, por sidoqoftë konfirmoi një lajm se u kishte kërkuar shumë figurave të televizionit që të marrin pjesë në hapje të ceremonisë.

Nuk mund t’u them asgjë”, tha ai. “Vetëm mund t’u them se hapja do të jetë tepër argëtuese. Do të marrin pjesë shumë njerëz prandaj njerzit duhet ta shikojnë atë në televizion”.

Ceremonia vjetore e çmimeve Emmy do të zhvillohet të dielën mbrëma në Teatrin Nokia në Los Angeles, ka raportuar VoA.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here