Përfundon restaurimi i Filmit” Nëntori i Dytë”. Filmi shkon për herë të parë në Festivalin e Arkivave në Seattle të Amerikës dhe hap edicionin e 13- të të festivalit të filmit

Filmi “Nëntori i dytë” i cili konsiderohet si film emblemë kushtuar pavarësisë vjen në këtë 100-vjetor shtet shqiptar i restauruar me një imazh sikur të ishte xhiruar në ditët e sotme.

Drejtoresha e Arkivit të Filmit Elvira Diamanti thotë se filmi është në fazën e fundit të restaurimit dhe do hapë edicionin e 13- të të festivalit të filmit dhe gjithashtu është film i cili na përfaqëson herë të parë në Festivalin e Arkivave në në Seattle të Amerikës në datat 7-9 dhjetor

Filmi me veçatinë e tij , i cili sjell më së miri imazhin e plakut të urtë, Ismail Qemali nën interpretimin e interpretimit të aktorit të madh, Sandër Prosi dhe me regji të Viktor Gjikës dhe skenar të Dhimitër Shuteriqit e Kiço Blushit. Sipas Diamantit do të do të subtitrohet edhe në anglisht ç`ka e bën më të lehtë për tu shfaqur në kinemat jashtë Shqipërisë dhe për të korrur sukses.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here