Është shumë skenike. Bën performancë ndryshe nga të tjerët. Është origjinale dhe shumë sharmante. Është Edona Llolloshi, këngëtarja që për disa vite me radhë është munduar të krijojë këngë ku dominon vlera. Në korrik, gjeti bukurinë e shpirtit…tani po përjeton emocionet e ardhjes së vajzës në familjen e saj.Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Vajza e Llalloshëve, thotë se qëkur ishte e shumë e vogël ishte mishëruar me muzikën, e rritur në një rreth familjar ku kënga ishte traditë. Që nga ditët e para në këngë e deri më sot kur shijon ditët e saja në botën e artit.

Edona, ka sjell në jetë fëmijën e parë, gëzimin e parë dhe mbase është shumë e lumtur për këtë, sepse të sjellësh në jetë një jetë, është lumturi e vërtetë!

Edona nuk del shpesh në media edhe pse është vazhdimisht e pëlqyer nga publiku. I kam thënë të gjitha dhe nuk don ta përsëris veten. Por, këtë herë e ka një motiv për të folur dhe për më tepër të na tregojë diçka nga vetja e saj…

Edona, për pak menduam se e kishit harruan këngën, publikun…? Si po ndiheni pas pauzës në këtë punë? A keni ndonjë model kur është fjala për stilin tuaj dhe si do të na përshkruani në pika të shkurtra?
Për stilin tim, prezantimin, këndimin, tekstet, bashkëpunëtorët, është shkruar dhe folur mjaft… tani që jam bërë nënë, nuk besoj se do të ndryshoj shumë në këtë drejtim, përveç ca ndryshimeve të vogla në hap me kohën, por pa e humbur imazhin e Edonës.

Si po ndjeheni, sa ka ndryshuar jeta juaj që kur jeni bërë nënë?
Është një ndjenjë fantastike që nuk përshkruhet me fjalë.

Deri tani a keni kompozuar ndonjë ninullë për vajzën tuaj?
Jam e motivuar nga ninullat shumë të bukura që kemi dhe shpesh ato i përdori në mënyrën time dhe i pëlqejnë Doa-s.

Këngët që keni kënduar, kanë qenë të gjitha të natyrës suaj?
Nuk e di se, nëse këngët kanë qenë të natyrës sime, apo unë iu kam përshtatur atyre. Janë këto dy gjëra që bashkë me talentin e formojnë suksesin, vetëm duhet gjetur momentin e duhur.

Editimi i albumit kërkon shumë nerva, energji dhe durim. Ku e gjeni ju energjinë kur ajo bie në rezervë?
Unë jam e vetëdijshme për punën që bëj, për rëniet dhe ngritjet e këtij profesioni. Jam e përgatitur dhe para çdo projekti, jap maksimumin tim që ta përfundoj me sukses.

Kush qëndron pas suksesit tënd, teksti, talenti, kompozitori, sharmi yt…
Të gjithë, bashkë.

Jeni e matur, e paimponueshme, e kulturuar. Si keni mundur të qëndroni kështu kaq delikate në estradë?
Mesiguri, tash që kam një përvojë të gjatë në muzikë, e them se, me punën time, prej fillimit të karrierës, duke filluar nga menaxhmenti e deri te kompozitorët, kam pasur një qasje shumë korrekte dhe rezultatet nuk kanë munguar.

Sa ka rëndësi edukimi muzikor, shkollimi dhe intelekti në fushën tuaj? 
Edukimi muzikor natyrisht që ka shumë ndikim, por shkollimi dhe intelekti janë pjesë e çdo profesioni.

Gjithsesi në këto vite keni ndryshuar. Çfarë keni bërë për të përsosur vetveten?
Unë, nuk mendoj që kam ndryshuar si Edonë, përveç statusit tim.

Cilat janë planet më të afërta në muzikë?
Të them të drejtën, për momentin i jam përkushtuar vajzës. Por kjo nuk do të thotë që nuk kam menduar edhe për këtë aspekt, planet mbi muzikën. Kam menduar që të përqendrohem vetëm atëherë kur të jem pak më e lirshme, sigurisht në vjeshtë, me qëllim që çdo iniciativë që të marr, ta mbyll suksesshëm.

Një numër i këngëtarëve si sukses të garantuar e kanë cilësuar huazimin e këngëve. A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje që të huazoni ndonjë këngë qoftë të njohur apo jo të njohur për publikun ?
Nuk di si kuptohet huazimi, por edhe në muzikë duhet të motivohesh nga diçka dhe motivi është shumë i rëndësishëm, kurse është diçka tjetër, nëse ia kemi qëlluar, apo jo.

Pas hyrjes në një treg kaotik, bota e artit gjendet befas në një luftë mes interesave të mirëfillta ekonomike dhe vlerave të vërteta. Si e gjykoni këtë luftë dhe nëse do të mundeshit, a mund ta pasqyroni përgjigjen tuaj me situata konkrete?
Nuk mund ta pasqyroj meqenëse nuk e gjykoj punën e askujt. Unë jam këngëtare e cila ka publikun e vet të shumtë dhe jo vlerësuese e muzikës dhe e punës së të tjerëve.

Pse në estradën tonë thuhet se ka shumë smirë dhe xhelozi? Je përballur me këtë ‘defekt’ të lindur edhe ti?
Po, jam përballur, madje shpesh, por nuk i kam lënë hapësirë veprimit që mos të bëhem edhe unë pjesë e saj.

Çfarë mund t’iu zemërojë?
Edhe unë jam njeri si gjithë të tjerët me probleme përafërsisht të ngjashme me rrethin ku jetojmë dhe veprojmë.

Jeni përplot energji pozitive. A keni ju edhe ditë të këqija?
Jo, profesioni nuk të lejon, sepse ka shumë punë të lodhshme deri sa të bëhesh gati për skenë.

Nëse ëndrrat bëhen realitet, çfarë do i kërkoje Zotit?
Unë nuk pres nga ëndrrat, por një pikë referimi e kam dhe i lutem Zotit që të më jap shëndet mua, familjes sime dhe me punë të realizohen pothuajse të gjitha. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here