Lady Gaga ka dhënë një intervistë për Oprah Winfrey, duke thënë  se kjo do të ishte dalja e saj e fundit para publikut për një farë periudhe.

Ndër të tjera, këngëtarja ka treguar edhe se ëndërron të krijojë një familje me shumë fëmijë në të ardhmen.

“Po, dua fëmijë, dua një skuadër fëmijësh dhe dua një burrë”, ka thënë paksa me shaka ajo, për të shtuar se “mos e merrni shumë seriozisht atë që thash për ekipin e futbollit”. “Gjithsesi do të doja të kisha jo vetëm një fëmijë, por do të doja disa. Por ende s’ka ardhur koha”.

Intervistës më pas iu bashkua edhe nëna e këngëtares, duke kujtuar një nga paraqitjet e hershme të së bijës, kur ishte adoleshente në New York. Ndër të tjera, ajo ka zbuluar edhe se çfarë mendonin prindërit për Gagan kur ishte e vogël “Babai i saj dhe unë, në të vërtetë, ishim të mendimit se ajo kishte ‘ca dërrasa mangu’…”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here