Neki vjen me projektin e ri “Rruga 22”Këngëtari i njohur Neki Emra do të vijë me projektin e tij më të ri.“Rruga 22” titullohet kënga e re e këngëtarit, e cila do të vijë e realizuar me videoklip.

Neki për Telegrafin zbuloi fabulën e kësaj kënge, e cila flet për dashurinë.“Kënga flet për dashurinë mes një çifti që takohen në një vend rastësisht. Djali është një turist që e takon një vajzë në vend të panjohur dhe dashurohet me të. “Rruga 22” është rruga në të cilën rrallë njeriu mund të kalojë.

Një dashuri e jashtëzakonshme”, tha Neki.

Me tekst të Shkumbin Tafilaj dhe muzikë nga Florent Boshnjaku, kënga do të vijë e vizuelizuar nga produksioni “Asha”.
Sipas këngëtarit ky projekt do të publikohet brenda javës së ardhshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here