Liam Neeson i është dhënë roli të cilin e humbi Mel Gibson për vazhdimin e komedisë “The Hangover” pas një revolte kundër fituesit të çmimit “Oscar”, i cili është duke u përballur me skandale.

Neeson, ylli i filmave “Love Actually” dhe “The A Team” do të portretizojë një artist të tatuazheve në “The Hangover 2”. Projekti filmik është vazhdim i hitit të vitit 2009 ,“The Hangover”.

Neeson i ka thënë revistës “Variety” se ai thjesht ka marrë një telefonatë për të bërë xhirim njëditor në rolin e një artisti të tatuazheve në Tailandë dhe se nuk di asgjë më shumë lidhur me këtë punë.

Ndërkohë, aktori Mel Gibson, reputacioni i të cilit është dëmtuar nga disa publikime të telefonatave kërcënuese drejt ish së dashurës së tij, është larguar nga projekti këtë javë, pas disa kundërshtimeve të kastës së filmit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here