Ne-Yo e ka në planet e veta një duet me superyllin Beyonce,përderisa ka biseduar me Chris Broën dhe Dr. Dre për projekte të tjera.

Krijuesi i hitit “So Sick”, i cili aktualisht është duke punuar në albumin “Love And Passion”, që do të lansohet në shtator, ka një numër bashkëpunimesh të cilat është duke i bërë gati, por nuk ka konfirmuar këngët me yje tjera të mëdha.

“Janë disa njerëz të cilat jam duke i shqyrtuar për të punuar në albumin e ardhshëm, unë nuk e di saktë tani për tani, por unë kam biseduar me disa njerëz, Chris Brown dhe Dr Dre, Beyonce dhe të tillë. Por, asgjë nuk është vendosur”, ka thënë Ne-Yo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here