Ne-Yo mendon se ai ka zë të bukur për shkak se ai gjithnnjë ishte i pashpresë në raport me femrat.

Krijuesi i hitit “Miss Independent”, ka këmbëngulur se ai kurrë nuk ka qenë i suksesshëm me gjininë e kundërt dhe gjithnjë është varur nga zëri i tij për t’i lënë atyre përshtypje.

Unë isha më i bezdisshmi në shkollën e mesme. Nëse më pëlqente një vajzë, unë isha si, ‘Oh, er, hej çfarë po bën? Më pëlqejnë veshët e tu’. Unë pata shokun i cili ishte gjeni në biseda me vajzat. Ai do t’i merrte ato dhe do të thoshte, ‘A e keni takuar shokun tim?

Ai di të këndojë’. Mendoj se kjo është arsyeja pse zoti ma dhan zërin, që të mos flas me femra, por vetëm të këndoj para tyre”, theksoi këngëtari.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here