Në ‘X Factor’ triumfon konkurrentja e Ritës Louisa Johnson ka fituar spektaklin “X-Factor 2015” të Britanisë së Madhe.Këngëtarja e re ka triumfuar në finale ndaj rivalëve Reggie ‘N’ Bollie, transmeton koha.net.

Johnson, e cila si 17-vjeçare hyn në histori si fituesja më e re e kësaj gare, për mentore kishte këngëtaren e famshme me prejardhje nga Kosova, Rita Ora.Pas triumfit Rita është emocionuar shumë dhe ka falënderuar të gjithë për votimin.

“Faleminderit të gjithëve që votuat! Dhe faleminderit Louisa që ishte më e talentuara, punëtorja dhe një fituese e madhe!”, ka deklaruar ajo pas fitores.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here