Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Tiranë ka anuluar një  vendim të mëparshëm, që filmi “Falja e Gjakut” e Joshua Manrston të përfaqësojë Shqipërinë në garë për OSCAR.

Në vend të tij tash shkon filmi “Amnestia”, njoftojnë sot mediat e Tiranës. Pas disa reagimeve nga njerëz të filmit në Shqipëri, Akademia e Filmit në Los Angeles gjykoi se “Falja e Gjakut” është një film jo tërësisht shqiptar dhe kjo sipas kritereve të vendosura për kategorinë e filmave të huaj.

Vetëm pak ditë më parë, Bordi artistik i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në Tiranë, votoi filmin “Falja e Gjakut” me regji të Joshua Marston dhe skenar të Andamjon Murataj, për të përfaqësuar Shqipërinë në akneminë OSCAR.

“The Forgiveness of Blood” (Falja e gjakut), i regjisorit amerikan Joshua Marston, i cili rrëfen një histori shqiptare, në edicionin e 61-të të Festivalit prestigjioz të filmit në Berlin, mori çmimin Ariu i Argjendtë për skenar, që përbën çmimin e dytë të këtij festivali.   Filmi u ndërtua me skenar të Andamion Murtajt, ndërkaq rolet kryesore në  luajnë Tristan Halilaj, Joshua Marston dhe Sindi Laçej si dhe Ilire Vinca – Çelaj, Luan Jaha, Veton Osmani, Selman Lokaj e Çun Lajçi

Në garë për t’u dërguar në SHBA ishin katër filma prodhime të fundit të kinemasë shqiptare, si filmi Maya, Ballkan Bazar dhe Amnistia.

Ndërsa regjisori i filmit “Ballkan Bazar”, Edmond Budina atëbotë tha se filmi “Falja e gjakut” nuk na përfaqëson, duke shtuar se nuk ka dyshime për mënyrën e të realizuarit të tij, regjisori i filmit “Amnistia”, Bujar Alimani, ishte shprehur i vendosur kundër këtij vendimi. Merret vesh se Akademisë së Filmit në SHBA i kishin mbërri edhe letra të tjera, kundër propozimit që “Falja e Gjakut” të konkurronte për OSCAR si film i Shqipërisë.

Që prej vitit 1996 katër filma shqiptarë kishin aplikuar, por asnjëri nuk është nominuar për OSCAR.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here