Vajza nga e gjithë bota presin një shans të vetëm për t’u bërë nëna, punonjëse apo drejtuese.

Nga India në Argjentinë, nga Kina në Afrikën e Jugut, ajo është mbretëresha më e dashur e Lindjes së Mesme, e cila i ndihmon gratë të emancipohen.

Përveçse është ambasadorja e UNICEF, është nëna e katër fëmijëve, një eksperiencë që vlen më shumë se gjithçka tjetër. Rania e Jordanisë gjatë këtyre viteve ka treguar angazhimin e saj në luftën kundër varfërisë, marrëdhënien me rrjetet sociale dhe njerëzit që kanë ndikuar më shumë në jetën e saj.

Ka lindur në Kuvajt nga prindër palestinezë, me origjinë nga Tulkarem, vend të cilin do ta linte për të vazhduar shkollën për menaxhim biznesi në Universitetin Amerikan në Kajro. E diplomuar në vitin 1991, e bukura Rania e Jordanisë, Mbretëreshë edhe nga klasi e eleganca, do të punonte në grupin financiar të Citybank para se të punësohej nga zyra jordaneze e Apple Computer.

Në vitin 1993 takon princin e Jordanisë, Abdullah II dhe brenda pak muajsh çifti shpall fejesën. Martesa u kurorëzua në të njëjtin vit. Gjashtë vjet më vonë, me ngjitjen në fron të bashkëshortit të saj, Rania shpallet mbretëreshë, por punën nuk e lë, edhe pse është në këtë rang, sidomos atë humanitare.

“UNICEF zhvillon një punë të jashtëzakonshme në favor të fëmijëve në gjithë botën, shpesh në kushte shumë të vështira. Përpjekjet e tyre të guximshme jo vetëm shpëtojnë jetë njerëzore, por ofrojnë shpresë. Kështu, çka më ka tërhequr në këtë organizatë, ka qenë puna e vazhdueshme për edukimin e çdo fëmije. Gjithmonë kam besuar në fuqinë e edukimit për të përballuar sfidat globale”, thotë tani Mbretëresha.

Sipas saj, edukimi i vajzave sot është shumë i rëndësishëm, sepse gjinia femërore, sidomos në vendet aziatike, shumë vajza mbeten të paedukuara dhe analfabete.

“Teoritë e zhvillimit dhe eksperienca konkrete kanë demonstruar që arsimimi i vajzave mund të transformojë shoqërinë. Është e mjaftueshme që një vajzë të studiojë një vit më shumë, sepse mundësitë për të humbur jetën gjatë lindjes ulen me 50% dhe përfitimet do të jenë 20% më shumë. Si një grua e mësuar do të shpenzojë më shumë për arsimimin dhe kujdesin sanitar të fëmijëve të saj dhe do të ndërpresë rrethin vicioz të varfërisë”.

Ajo ka folur edhe për përfitimet financiare që mund të ketë një vajzë gjatë edukimit të saj, duke thënë se arsimimi femëror zvogëlon edhe numrin e vdekshmërisë, fertilitetit dhe mundësitë e mostransferimit të HIV-AIDS-it dhe të ushqyerit foshnjor.

“Përfitimet janë edhe në anën ekonomike. Është e mjaftueshme rritja e vetëm një pike në përqindje në numrin e grave që marrin një arsimim dytësor, që të sjellë rritjen e të ardhurave për frymë me 0,3 për qind. Mund të duket një ndryshim i vogël, por për një vend si India kjo përkthehet në më shumë se 5 miliardë dollarë në vit! Le të investojmë në vajzat dhe t’i lëmë ato të bëjnë pjesën tjetër”, thotë Rania.

Por, ajo është edhe shembull për shumë vajza të Jordanisë, madje ka rreth 795 195 në Facebook, përderisa për dallim nga shumë persona të oborreve mbretërore që janë të kufizuar, ajo përdor edhe rrjetin social Twitter dhe ka një faqe personale me video në YouTube.

Ajo e konsideron internetin dhe rrjetet sociale si një formë normale e komunikimit të saj me botën moderne. “Është një platformë e nevojshme për të ndarë gjëra, si për të informuar miqtë me lajme mbi punët përkatëse, apo për t’i njohur me çështje që i kemi për zemër. Media sociale mund të ofrojë ide dhe opinione të ndryshme. Me shumë gjasë, të flasësh personalisht me një mbretëreshë mund të jetë e sikletshme, çka nuk ndodh në rrjet, ku këto frika shpërndahen.

Njerëzit ndihen më të lirshëm të më thonë atë që mendojnë. Një liri kjo që ndihmon në përgjithësi ndërgjegjësimin, dialogun, përpjekjen dhe gjetjen e zgjidhjeve për çështje të rëndësishme, si në rastin e arsimimit të vajzave”.

Rania ka folur edhe për takimet e saj me shumë njerëz të njohur, përfshirë këtu edhe nobelistin Nelson Mandela. “Nuk do ta harroj kurrë ndjesinë e të ulurit pranë tij në Madiba dhe bisedën me të. Para se të thuash qoftë dhe një fjalë të vetme, ke ndjesinë e një energjie shumë të fortë. Guximi dhe hiri i tij të bëjnë të aftë të jesh një forcë e së mirës”, ka thënë ajo

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here