Capital T është duke e realizuar një album, i cili është albumi i tij i parë dhe që pritet të lansohet në qershor.

Jam duke e realizuar albumin tim të parë.

Albumi do ti ketë gjithsej 15 këngë, 12 prej të cilave do të jenë këngë të pa dëgjuara deri më tash, ndërsa tri prej tyre janë të dëgjuara më herët”, ka thënë Capital T për Infopress.

Si nismë e lansimit për krijimet e reja do të jetë edhe bashkëpunimi me “2 po 2” ndërsa Capital T premton edhe tri bashkëpunime të tjera. Producent do të jenë Besniku i “2 po 2”, ndërsa producentë tjerë qe më kanë bërë instrumentalet janë: Flori, Don Arbas ,Çekiç edhe disa bashkëpunëtorë tjerë”, thotë reperi.

Kënëgtari ka treguar se rreth 50 për qind e punës për albumin është përfunduar, ndërsa ka mbetur vetëm finalizimi i këngëve. “Albumi besoj se do të jetë i gatshëm rreth muajit qershor”, tregon Capital T.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here