Tërmet në botën e modës. Revista e njohur dhe avangarde e kësaj industrie V, i ka kushtuar plot 12 faqe femrave të mbushura të rrumbullakosura apo të shëndosha, quajini si të doni.

Këto janë imazhet e mara nga fotografi norvegjez Solve Sunsbo, i cili ka nxjerrë në pah bukurinë ekstra large të këtyre vajzave, të cilat pavarësisht palave të shumta të shëndetit nuk kanë frikë të zhvishen e të pozojnë me krenari.

Disa prej tyre i kanë shpëtuar vdekjes pasi kanë hequr dorë nga karriera si modele kur agjentët i kanë kërkuar të mbajnë dieta drastike që të dobësohen.

Por ka disa figura të famshme më të bukura që rrumbullakësia e të cilave i bën ato më seksi.

Megjithatë Vitet e fundit bota ka regjistruar një përshkallësizm të vdekjeve në rradhët e adoleshenteve nga anoreksia. Këto raste kanë shtyrë Spanjën, Francën dhe Anglinë të vendosin limite mbi masën minimale që një modele duhet të ketë një vajzë që sfilon.

Sepse janë pikërisht modelet e revistave që me fizikun e tyre tepër të dobët i shtyjnë vajzat dhe gratë t’i nënshtrohen operacioneve e dietave që të dobësohen. Megjithatë për fotografët e revistës “Glamur” shëndeti është bukuria e vërtetë, dhe jo e kundërta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here