Gjithnjë shquhet për videot dhe postimet e tij që bëjnë gjithnjë të flasësh për të.

Këtë reperi Stresi ka realizuar një video live në Instagram në mënyrën më të pazakontë. Ai shfaqet sipër një makine në ecje, ndërkohë që gjatë videos shprehet se nuk e ka idenë se ku ndodhet.

Gjatë këtij “udhëtimi” të tij të veçantë reperi është se rrugës është ndeshur me një gjarpër të cilin është përpjekur ta fokusojë. Gjithashtu ai nuk ka lënë pa përshëndetur as të pranishmit gjatë videos duke i bërë dashur pa dashur pjesë të rrugëtimit të tij.

Në video duket se rruga nuk është në kushte dhe aq të mira dhe Stresi mund edhe të rrezikonte nga pozicioni i tij, megjithatë diçka e tillë nuk e ka shqetësuar./Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here