Dukej si një lidhje e duhur për ta futur Doktorin e “Fiks Fare” në shinat e duhura për jetën, edhe pse ata që e njohin nga afër, njohin një djalë shumë të qetë dhe të respektueshëm.

Deri pak para dy vitesh, ajo quhej vajza enigmatike e Doktorit, ndërsa ishin parë të shoqëroheshin gjithmonë bashkë, edhe pse s’e kishin pranuar lidhjen e dashurisë mes tyre. Por pas daljeve të para në publik, ata vendosën të fejohen, duke nisur dhe bashkëjetesëm në një apartament në Tiranë.

Tashmë burime të afërta të çiftit kanë treguar se kjo lidhje duket se po kalon një lëkundje, ndërkohë që Gerta është larguar nga shtëpia. Me sa duket, jo pa qëllim dhe Saimiri i Fiks-t në një nga emisionet e fundit duket se ka shkëmbyer batuta me Gentin, i tha se ai kishte kohë ta zgjidhte gruan me të cilën do të martohej.

Por shakaja është gjysma e së vërtetës. Nuk dihet se cila është arsyeja e kësaj tronditjeje të lidhjes së tyre, ndërkohë që Doktori thuhet se këto ditë i është rikthyer sërish alkoolit, “marrëdhënien” me të cilin nuk e ka fshehur as vetë. Gent Pjetri, i njohur si Doktori, e mori vendimin e rëndësishëm të jetës me fejesë, në maj të vitit 2009.

Po atë periudhë shkëmbyen unazat me Gertën, vajzën me origjinë nga Gjirokastra. Ditën e Pashkës ortodhokse ata ishin në qytetin e Gjirokastrës, për t’u takuar me familjen e Gertës, me të cilën kishte një lidhje jo shumë të gjatë.

Genti dhe Gerta janë gati moshatarë dhe janë njohur rastësisht në Tiranë, kur ajo ishte kthyer, pas disa vitesh jetese në Greqi. Me ardhjen në Tiranë, ajo punonte fillimisht si menaxhere e disa firmave private dhe menaxhere e “Casaitalia”. Ceremonia e fejesës ishte rezervuar pikërisht për Pashkët ortodhoske, pasi të dy i përkasin kësaj feje.

Ata vendosën të fejohen shumë pak kohë pasi ishin fotografuar së bashku në publik më 18 tetor 2008, kur paparaci ynë i fotografoi në një sfilatë mode të realizuar në hotel “Sheraton” në Ditën e lumturimit të Nënë Terezës. Pas pak ditësh ata u fotografuan sërish bashkë në ambientet e “Casaitalia”, në hapjen e sezonit të ri të veshjeve në dyqanet e kësaj qendre.

Fejesa e Doktorit u komentua si lajmi i dytë i mirë për të, i cili ishte përfolur për varësinë nga alkooli, dhe pas disa problemeve që pati me shëndetin vendosi të hiqte dorë prej tij. Doktori njihet prej vitesh për humorin e tij të veçantë.

Karriera në radio dhe televizion fillon para 14 vitesh, që kur bashkë me Saimir Kodrën nisën emisionin “Radio Mania” , dhe ku Doktori hiqej si Arqile Boti.

Kjo eksperiencë në radio filloi pasi ai ishte lançuar fillimisht si këngëtar me grupin e rokut “Centaur”. Prej tetë vitesh, ai drejton emisionin “Fiks Fare” së bashku me Saimirin. Ai asnjëherë nuk ka folur për një ceremoni martese, sepse nuk e ka zakon të bëjë plane për jetën, duke preferuar që gjithçka t’ia lërë momentit. Le të shohim se si do të vazhdojë fejesa më tej./panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here