Ky ka qenë komenti më i shpeshtë i dëgjuar së fundmi për këngëtaren simpatike kosovare, Kaltrina Selimi.

Kjo për shkakun se në klipin e ri të saj, të këngës “Gjithmonë me ty”, ambient oriental ka bërë që Kaltrina pak a shumë të ngjasoj me këtë personazh shumë të njohur të serialit turk që ka “infektuar” pjesën më të madhe të shoqërisë sonë, “Sulltani i madhërishëm”.

Por në një intervistë ekskluzive për indeksonline, Kaltrina tregon se kjo është një rastësi dhe se nuk ka qenë këtu qëllimi i saj.

“Nuk e përcjelli serialin, por është e pamundur të mos e shohësh ndonjëherë ndonjë sekuencë, sepse është shumë e shikuar këtu tek ne dhe kudo që kam shkuar më ka rastisur ta shoh. Mirëpo për idenë e klipit nuk jemi inspiruar as edhe në një moment nga seriali, por gjithçka ka qenë rastësi. Vet kënga na ka orientuar në stilin oriental dh kjo ka bërë ndoshta që të ngjasoj në stil mirëpo në asgjë tjetër. Ideja ka qenë e produksionit “Asha”, shpjegon Kaltrina.

Sidoqoftë, kënga po pëlqehet mjaft shumë edhe pse ka shumë pak ditë që është publikuar.
“Kënga është produkt i kompozitorit Elvis Duro, i cili është njëkohësisht edhe një mik i imi i cili ka bërë po ashtu edhe regjistrimin dhe orkestrimin e këngës. Problem në realizimin e këngës e kemi pas tekstin dhe në fund prapë se prapë nuk kemi mundur ta kemi një tekst nga një autor i vetëm por duke marrë kështu vargje dhe strofa nga autor të ndryshëm, por si finalizim mendoj që ka dalë shumë mirë”, tha ndër të tjera Kaltrina, për indeksonline.

Pak muaj më parë, Kaltrina i ka dhënë fund beqarisë me të fejuarin e saj prej disa kohës, Dritonin. Deri më tani Kaltrina tha se nuk po vëren ndonjë ndryshim në mënyrën e jetesës së saj.

“Njëherë për njëherë jo, sepse Dritoni vetëm një ditë pasi që jemi kurorëzuar ka udhëtuar për në Londër dhe nuk kam ndonjë koment ose ndjesi më ndryshe sepse vazhdoj si gjithmonë prapë unë jetoj me familjen time përderisa Dritoni vazhdon të jetë në Londër”.

Kaltrina gjithashtu tha se kjo verë po i shkon shumë mirë me angazhime të shumta kudo që ka shqiptarë, por që për dallim nga herët e kaluara këtë vit ka vendos të pushoj pak më shumë dhe t’i kushtojë më shumë kohë familjes dhe shoqërisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here