Në Festivalin e RTSH-së këngë dedikuar vogëlushit sirianEdhe pak ditë dhe nis edicioni i 54-t i Festivalit në RTSH, ndërsa tani dihen edhe 30 këngët pjesëmarrëse.

Një ndër to mban titullin “Engjëll i lirë”, që i kushtohet voglushitsirian Aylan Kurdi, i cili humbi jetën në brigjet e e Turqisë, ndërsa historia e tij tronditi gjithë botën.

Kompozitori i kënges është Endri Shani, ndersa këndohet nga këngëtarja Sigi Bastri.

“Këtë këngë ia kam kushtuar djalit te vogël sirian, AylanKurdi (qe humbi jetën në brigjet e Turqisë).Jam prekur aq shumë emocionalisht sa që këtë dhimbje e shpreha me nota…dhe ktyre notave i dhanë jetë fjalët e Silvi Bastri qe u konkretizua me nje super tekst”, është shprehur kompozitori.

Festival në RTSH zhvillohet më 25, 26 dhe 27 dhjetor dhe fituesi i saj do të përfaqësojë Shqiperinë në Eurovision. /albeucom/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here