Në ankand kostumi i MeganitNjë palë  pantallona shume  seksi, xhaketa nga lëkura dhe veshja e hollë e sipërmes, të cilat Megan Foks i kishte veshur në vazhdimin e filmit ‘Transformers’, do të nxirren në ankand si pjesë e një shitjeje masive të objekteve skenike dhe kostumeve nga ky film.

Më shumë se 100 gjësende nga filmi ‘Transformers: Revenge of the Fallen’, do të dalin në shitje në ‘Profiles In History’ në Kaliforni, muajin e ardhshëm.

Përveç rrobave të Meganit, ky ankand do të përfshijë edhe një autobot ‘Bumblebee’, një automjet ‘Bumblebee Camaro’ dhe roboti ‘Optimus Prime CGI’.

Roboti në fjalë pritet të arrijë çmimin më të lartë në këtë ankand, duke startuar me 60 mijë dollarë.

Ndërsa rrobat në fjalë të Meganit, pritet të arrijnë çmimin në mes 3000 dhe 5000 secili.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here