Kontrata e parë e “The Beatles” është vënë në ankand dhe pritet të shitet për një çmim jo më të ulët se 80 mijë dollarë.

Dokumenti shtatë faqesh përmban nënshkrimet origjinale të anëtarëve të bendit legjendar, John Lennon, James Pual McCartney, George Harrison dhe Peter Brest, i cili më vonë u zëvendësua nga Ringo Starr.

Besohet se grupi as vet nuk e ka ditur se cilat ishin detajet e marrëveshjes së nënshkruar në Hamburg të Gjermanisë në qershor të vitit 1961, për shkak se ishte në gjuhën gjermane, por pasi ata mezi prisnin një kontratë, ata e nënshkruan edhe pa e ditur se çfarë përmban.

“Është dokument unik. Këngët që i kemi pasur për 50 vjet, por kontrata që lejoi krijimin e këtyre këngëve nuk është parë kurrë, ndërsa është kontrata e parë e Beatlesave që hyn në ankand”, theksoi Mark Lewisohn, ekspert i historisë së Beatlesave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here