Big Brother Albania 4 ka pjesë të vetin edhe ish të dashurin e vajzës së Ornela Mutit.

Algen Nikolla është ndër banorët e rinj të BBA 4. Por përvec kësaj Algeni njihet më tepër për historinë e dashurisë me vajzën e aktores së famshme italiane Ornela Muti.

Djali nga Lezha ka pasur një histori të konsoliduar me bukuroshen Naike Rivelli e cila u bë shpesh preh e paparacëve italian.

Gjatë vazhdimit të edicionit Algeni do të flas dhe për këtë histori por deri tani ai ka preferuar ta kaloj në heshtje. Kur u pyet dje për nje foto me vajzën e aktores ai nuk preferoi ta komentonte duke lënë të nënkuptonte se nuk ishte koha e duhur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here