Ndron jete David Gest, ylli britanik i televizionitProducenti muzikor dhe ylli i televizionit britanik, David Gest, ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare.

Lajmin e trishtë e konfirmoi për mediat miku i tij më i mirë, njëkohësisht edhe ish- badigardi, Imad Handi, duke shtuar se Gest humbi jetën për shkaqe biologjike në hotelin “Four Seasons”, në lindje të Londrës.

Ylli britanik i ekranit do të mbahet mend edhe si ish-bashkëshorti i këngëtares Liza Minelli, po ashtu si një nga miqtë më të mirë të Micheal Jackson. Producenti madje ka realizuar edhe festimin “live” të 30-vjetorit të “mbretit” të muzikës, Jackson.

Pjesëmarrja e tij në reality show-n e ITV, “Unë nuk jam një VIP, më nxirrni që këtu”, u finalizua me vendin e gjashtë, ku aty Gest u kthye në një figurë të dashur për publikun britanik.

I dalluar nga të tjerët për karizmin, më vonë ai mori pjesë në një tjetër talent show, ku për herë të fundit garoi në edicionin special të “Big Brother” për personat e famshëm.

Britanikët nuk do ta mbajnë mend David Gest vetëm si një talent të madh, por si një ikonë të “showbizz”-it, i cili do t’i mungojë miliona fansave anë e mbanë botës. /TCH/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here