Dren AbaziDren Abazi thotë se ai është një person shumë i ndjeshëm dhe se do të dëshironte të mos e kishte këtë pikë të dobët.

Ai ka dhënë një intervistë për të përditshmen shqiptare Koha Jonë dhe mes tjerash është pyetur edhe për karakterin tij.

“Pika e dobt? Jam shumë i ndjeshëm. Do të doja të mos isha kaq shumë”, ka thënë këngëtari kosovar.

Dreni thotë se është një person i drejtpërdrejtë dhe gjithçka e thotë në sy.

“I drejtpërdrejtë në shprehjen e mendimeve që kam në raport me njerëzit. Shumë herë më ka ndodhur të lëndoj dikë pikërisht për këtë arsye. I them gjithmonë në sy, si të mirat, ashtu edhe të këqijat”, ka shtuar Dreni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here