Zig ZagKa kohë që angazhimin e tyre muzikor e kanë shtrirë nëpër mbrëmje të ndryshme. Por, pas çmimit të fituar në festivalin ‘Tof Fest’, anëtarët e bendit ‘Offchestra’ kanë marrë forcë për të punuar edhe më fuqishëm në profesionin e tyre artistik. Gjatë një prononcimi për Tribuna, lideri i bendit të ri Sezgin Curi ka treguar se janë duke punuar më shumë se kurrë rreth projekteve muzikore, ndërsa ka premtuar se ky vit do të vij përplot risi nga ai dhe miqtë e tij të grupit.

“Mund të them se ky vit do të jetë viti ynë. Pas këngës ‘A bon?’ që është pëlqyer shumë nga publiku, tash jemi duke punuar edhe për këngën tonë më të re. Gjithashtu i jemi rrekur punës edhe për realizimin e albumit tonë, të cilin planifikojmë që të publikojmë në fund të tetorit të këtij viti”.

Së shpejti me një album këngësh

Aktivitetet e grupit janë shtrirë pothuajse në të gjitha trevat shqiptare, ndërsa sipas Sezginit, përparësi për grupin që ai udhëheqë janë festivalet në vend e jashtë tij. “Edhe pse puna jonë është fokusuar tek përfundimi i këngës tonë të re, dhe punës tek albumi ynë i ri, ne vazhdojmë edhe me aktivitetet tona tjera siç janë koncertet dhe ndejat nëpër qytete të ndryshme të Kosovës. Gjithashtu jemi aktiv edhe në festivale vendore dhe ato ndërkombëtare që mbahen në Maqedoni, Shqipëri, Turqi dhe shtete tjera”, ka treguar tutje djaloshi prishtinas.

Të angazhuar kohë më parë në muzikë, tetë anëtarët e grupit fillimet e tyre i patën në bendin mjaft të njohur ‘Zig Zag Orchestra’. Por ishin disa mosmarrëveshje, të cilat aso kohe u komentuan si ‘probleme në të holla’, që i ndau. Dhe pavarësisht pyetjes rreth problemeve për të cilat kurrë nuk u komentuan, Sezgini ka deklaruar se kjo është një temë e mbyllur, duke e parë si një të mirë të vetme, largimin e tij dhe anëtarëve të tjerë nga grupi i parë i tyre.

“E mira e këtij muhabeti është që jo vetëm unë, por të gjithë anëtarët jemi larguar prej atij formacioni (8 persona). Për këtë punë ne të gjithë kemi qenë edhe jemi bashkë dhe kjo është e mjaftueshme për ti vënë vulën të gjitha muhabeteve. Ne e kemi thënë të gjitha çfarë kemi pasur të themi dhe e kemi mbyllur këtë temë. Gjithçka tjetër prej asaj dite quhet ‘Offchestra’”, ka theksuar me zotimin të mos flas më kurrë për problemet që quan deri tek ndarja e grupit të moçëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here