Aktori karakteristik Michael Clarke Duncan, i cli ka aktruar një sërë filmash, duke përfshirë edhe rolin e nominuar për Oscar si i dënuar me vdekje në “The Green Mile”, si dhe filma të tjerë të suksesshëm si “Armageddon,” ”Planet of the Apes” dhe “Kung Fu Panda,” ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare.

Duncan ka vdekur të hënën në mengjes, në qendren mjeksore Cedars-Sinai në Los Angeles, ku po trajtohej pas një sulmi në zemër.

Aktori muskuloz, 1.96 m i gjatë, një ish truprojë që kishte filluar aktrimin pas moshës 30 vjeçare, kishte pësuar sulm në zemër me 13 korrik të këtij viti dhe prej atëherë nuk ishte shëruar plotësisht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here