Ndërron jetë autori i “Purple Rain”, PrincKa ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare këngëtari amerikan, Princ, emri i plotë i të cilit ishte Princ Roxhers Nelson. Sipas mediave amerikane, ylli i muzikës pop mbylli sytë mëngjesin e sotëm në studion e tij muzikore në Minesota. Shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta.

Para gjashtë ditësh, autori i hitit “Shi i purpurt” (“Purple Rain”) u shtrua me urgjenjcë në një spital të Ilinoisit me simptoma gripi, shqetësim nga i cili vuante prej disa javësh.

Të nesërmen ai qetësoi fansat duke u shfaqur në një koncert, por pasi kishte anuluar dy paraardhësit. Princ është një ndër yjet e muzikës në vitet ’80, me mbi 100 milionë albume të shitura gjatë karrierës së tij 40-vjeçare. Ai qe shumë i lidhur me qytetin e lindjes, Mineapolis, nga i cili thuajse nuk u largua kurrë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here