Andy Whitfield, ylli i serialit televiziv “Spartacus: Blood And Sand”, ka vdekur në moshën 39-vjeçare.

Aktori ka vdekur të dielën në Sidney, pas betejës me sëmundjen e kancerit. Whitfield ka lindur në Uells, por ka jetuar në Australi për një kohë të gjatë.

Ai ishte krejtësisht i panjohur për publikun deri në momentin kur u bë protagonist i serialit “Spartacus”, serial i famshëm për skenat e dhunës dhe ato erotike.

Aktori po përgatitej për sezonin e dytë të serialit, kur para 18 muajsh u diagnostikua me kancer dhe u zëvendësua në rolin e protagonistit kryesor nga, Liam McIntyre. Whitfield ishte i njohur edhe për rolet e tij në filma si “The Clinic” dhe “Gabriel”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here